Përmes nënshkrimit të këtij memorandumi studentët, do të kenë mundësi ta kryejnë punën praktike në kuadër të njësive dhe filialeve të kompanisë EVN në Maqedoni.
Në memorandum parashihet që studentë nga gjithë drejtimet studimore në UEJL, do të jenë të angazhuar në punë praktike në EVN, ku do të kenë mundësi të shohin dhe të jenë të përfshirë në detyra reale në kompani.
Studentët do të jenë të vendosur nëpër njësi dhe departamente të ndryshme, në varësi të profilit dhe interesit të studentëve.
Në takim, përveç përfshirjes së studentëve të UEJL-së në punë praktike, u diskutua edhe për përfshirje të studentëve në programin për trajnim dhe punësim të kompanisë, vizita të kompanisë në kamupus për të forcuar aftësitë e punësueshmërisë së studentëve, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në sferat tjera.
