Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Manifestim kushtuar veprimtarisë së Nelson Mandelës

“Çfarë do të thotë liria për mua”, ishte tema kryesore e manifestimit kushtuar jetës dhe veprës së Nelson Mandelës, që u mbajt të enjten (20 mars 2014), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Aktivitet, që u realizuan për të shënuar këtë ditë, që Kombet e Bashkuara, e kanë emëruar “Dita e Lumturisë” dhe “Dita kundër diskriminimit racial”, ishin të shumta.

Në shënimin e kësaj dite u bashkëngjitën studentët, stafi akademik dhe stafi administrative i Universitetit.

Prezantimet kryesore i mbajtën prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Andrju Godspid dhe Prof. Agim Poshka, të cilët folën për rëndësinë e personalitetit të Nelson Mandela në promovimin e lirisë dhe luftës kundër diskriminimit racial.

Studentët e komunikimit, kishin përgatitur një videomaterial me intervista me studentët dhe stafin e universiteti për domethënien e lirisë. Në objektin e Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit u caktua një hapësirë, ku të gjithë kishin mundësi të shkruajnë mendimet e tyre për domethënien e lirisë.

Pjesë enigmatike, të lidhura me jetën e Nelson Mandelës, ishte këndi tjetër, i cili zgjoi mjaft interes tek pjesëmarrësit.

Në pjesë të ndryshme të kampusit u vendosën pano me citime të njohura të Nelson Mandelës, të cilat kryesisht kishin të bënin me lirinë e shprehjes, kundër diskriminimit racial dhe arsimin.

Google+