Udhëheqësi i departamentit të Gjermanistikës, Prof. Dr. Gëzim Xhaferri më 16 shkurt 2014, në Universitetin e Edukimit në Heidelberg ka realizuar një vizitë pune, me ç’rast është takuar me prorektorin për hulumtim dhe internacionalizim, Prof. Dr. Bernward Lange, udhëheqësen e departamentit të Gjermanishtes, Prof. Dr. Katrin Vach dhe shefen e Zyrës ndërkombëtare, znj. Henrike Schön,
Gjatë këtyre takimeve, ai I ka njoftuar bashkëbiseduesit për historikun, aktivitetet hulumtuese dhe internacionalizimin e UEJL-së, ndërsa nga pala gjermane është informuar për të aktivitetet hulumtuese, ndërkombëtarizimin si dhe për sfera tjera të Universitetit të Edukimit në Heidelberg. Vlen të theksohet se gjatë këtyre bisedave të dyja palët janë marrë vesh për një bashkëpunim të frytshën në mes të departamenteve në fjalë, në kuadër të programit Erasmus+, ku nga semestri dimëror 2014, parashihet mobiliteti i studentëve dhe i mësimdhënësve.
