Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasada italiane thellon bashkëpunimin me UEJL-në

Rikthimi i gjuhës italiane si lëndë zgjedhore dhe thellimi i bashkëpunimit me Institutin shkencor “Maks van der Stoel”- ishin temat kryesore të takimit mes rektorit, Prof. Dr. Zamir Dika dhe përfaqësuesuesve të Ambasadës së Italisë në Maqedoni.

Zëvendës ambasadori italian në Maqedoni, Filippo Candela dhe atasheu për kulturë Alesandra Ksenija –Jelen, të martën (25 shkurt 2014), realizuan vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore, ku u takuan me rektorin Prof. Dr. Zamir Dika, prorektorin për Hulumtime dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Prof. Dr. Blerim Reka, dhe drejtorin e Institutit shkencor “Maks van der Stoel”, Prof. Dr. Veton Latifi.

Temë kryesore e takimit ishte thellimi bashkëpunimi mes Institutit “Maks van der Stoel”, instituteve hulumtuese dhe universiteteve italiane, si dhe mundësia e futjes së gjuhës italiane si lëndë zgjedhore në kuadër të UEJL-së. Lidhur me këtë ide, të dyja palët shprehën interesim për rikthimin e gjuhës italiane në UEJL, kurse Ambasada Italiane u shpreh e gatshme që të ndihmojë në këtë drejtim.

Rektori Dika, bëri një retrospektive të bashkëpunimi të Universitetin tonë me ambasadën dhe universitetet italiane. Ai, prezantoi projektet e realizuara, të financuara dhe të mbështetura nga qeveria italiane.

Atasheu për kulturë, znj. Ksenija-Jelen, foli për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ambasadës Italiane dhe Sektorit të kulturës të kësaj ambasade, në drejtim të vënies së bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet arsimore e hulumtuese italiane.

Me rastin e marrjes së presidencës së Bashkimit Evropian nga Italia në vitin 2015, u diskutua ideja e organizimit të një aktiviteti kulturor, i cili do të kishte për qëllim njohjen më të mirë të arbëreshëve të Italisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se në të ardhmen bashkëpunimi të thellohet me qëllim përforcimin e lidhjeve të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e arsimit dhe shkencës.

Google+