Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL intensifikon bashkëpunimin me univesitetet evropiane

Pas takimeve me krerët e institucioneve të BE-së në fushën e hulumtimit shkencor, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. dr. Zamir Dika ka realizuar edhe disa takime me përfaqësues të universiteteve belge dhe qenedrave të mirënjohura evropiane për hulumtim shkencor të politikave të jashtme të BE-së.

Rektori i UEJL-së Prof. dr. Zamir Dika i shoqëruar nga drejtori i Institutit të hulumtimeve shkencore të UEJL-së Maks van der Shtul, Prof. dr. Veton Latifi kanë takuar më 20 shkurt përfaqësuesit e bashkëpunimit ndërkombëtar të Univesitetit të Gentit në Gent si dhe universitetit ULB në Bruksel. Gjatë takimeve me përfaqësuesit e këtyre dy universiteteve u konstatua gatishmëria e universiteteve për intensfikimin e bashkëpunimit në kuadër të programeve evropiane për mobilitet, aplikime të përbashkëta për projekte hulumtuese në kuadër të programeve të BE-së për hulumtim dhe arsim të lartë, intensifikimin e bashkëpunimit dhe shqyrtimin e mundësive për organizime të përbashkëta të konferencae shkencore dhe publikimeve të përbashkëta të grupeve të hulumtimit të universiteteve.

Rektori i UEJL-së Prof. dr. Zamir Dika në këto takime i paraqiti disa mundësi konkrete dhe gatishmërinë e Universitetit të Evropës Juglindore për intensifikimin e bashkëpunimit në sferat, në të cilat ky universitet ka përvojën dhe vlerat e veta të shtuara në kuadër të projekteve konkrete bashkëpunese në të ardhmen.

Paraprakisht më 19 shkurt delegacioni i UEJL-së në Bruksel është pritur nga përfaqësuesit e një prej instituteve më të njohura evropiane për hulumtimin shkencor të politikave të BE-së CEPS (Qendrës për studime të politikave evropiane). Gjatë takimit me drejtorin e politikave të jashtme të BE-s së, Prof. dr. Stven Blockmans u arrit një pajtueshmëri dhe u gjet një interesim reciprok për aplikime të përbashkëta në projektet hulumtuese evropiane që përkojnë me politikat e jashtme të BE-së dheBallkanin Perëndimor si dhe një publikim të përbashkët vjetor me hulumtues të fushave përkatëse nga dy institucionet.

Google+