Z. Strohmeier e ka njoftuar Rektorin Dika lidhur me orientimin e ardhshëm të politikave të hulumtimit shkencor të Komisionit Evropian, si dhe me pritshmëritë e këtij komisioni në aspekt të zhvillimit të kapaciteteve hulumtuese të universiteteve në të ardhmen.
Delegacioni i UEJL-së më 18 dhe 19 shkurt 2014, poashtu ka takuar edhe përgjegjësit tjerë të drejtorive dhe njësive që mbulojnë bashkëpunimin e Komisionit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takimet me përgjegjësit e programeve të bashkëpunimit ndërkombëtar të KE-së në fushën e arsimit të lartë, si dhe me përgjegjësit e programeve Horizon 2020, Erasmus dhe Jean Monnet u diskutuan mundësitë që ofrojnë këto programe dhe fushat konkrete që do të ishin interesante dhe të dobishme për UEJL-në që të orientoj kapacitetet e veta hulumtuese dhe në cilat drejtime ta përqendrojë interesimin e vet. Po ashtu, u diskutuan edhe pritshmëritë e këtyre programeve evropiane nga universitetet, siç është UEJL-ja me karakteristika të veçanta të një universiteti me status privat-publik, me një strukturë multikuluturore në aspekt të stafit dhe studentëve, si dhe një përfshirje ndërkombëtare dhe ndjekje të trendeve evropiane të arsimit sipëror dhe hulumtimit shkencor në vazhdimësi.
Rektori Prof. dr. Zamir Dika i ka njoftuar përfaqësuesit e drejtorive përkatëse të Komisionit Evropian lidhur me zhvillimet e fundit në UEJL në aspekt të ndërkombëtarizimit, zhvillimit të kapaciteteve hulumtuese të stafit, menaxhimit të cilësisë së mësimdhënies, si dhe përpjekjeve maksimale që po bën ky universitet në ruajtjen e misionit kryesor dhe politikat e mëtejshme zhvillimore institucionale për një rol sa më bashkëkohor të universitetit në shoqërinë multikulturore në Maqedoni.
