Punëtoria është pjesë aktiviteteve të projektit në kuadër të grantit inicues nga Fondacioni Suedez për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Hulumtimeve në Arsimin e Lartë (STINT) dhe realizohet në bashkëpunim me Universitetin Linnaeus nga Suedia dhe UEJL-së, nëpërmjet Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore.
Qëllimi i punëtorisë ishte mbledhja dhe analiza e kërkesave të personave të verbër dhe me shikim të kufizuar lidhur me mundësinë qasjes së tyre në informacionet digjitale. Diskutimi u zhvillua në drejtim të hulumtimit të mundësive për shfrytëzimin dhe adaptimin e teknologjive ndihmëse të bazuara në ueb dhe pajisje mobile për të lehtësuar qasjen për këtë komunitet të margjinalizuar në Maqedoni dhe rajon. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin: Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore i UEJL-së, Universiteti Linneaus nga Suedia, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Prizrenit, Shkolla për të Verbër nga Peja, Shkolla “Mustafa Kemal Ataturk” nga Gostivari, si dhe organizatat joqeveritare “Open the Windows” dhe “Handimak”.
