Sot, 29 mars 2011, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. dr. Zamir Dika priti homologun e tij nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, me ç’rast nënshkruan edhe një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim akademik. Në fokus të këtij memorandumi është trajtimi i çështjeve me interes të përbashkët në fushën akademike.
Dy rektorët ranë dakord për të nxitur bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin dypalësh në përputhje me statutet përkatëse të dy universiteteve.