Ekspozita përfshin një gamë të gjerë projektesh arkitektonike, koncepte të dizajnit të brendshëm, modele tredimensionale, vizualizime dhe punime kreative, të realizuara gjatë vitit akademik. Punimet pasqyrojnë qasje bashkëkohore në projektim, inovacion dhe zgjidhje të orientuara drejt nevojave të shoqërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Përmes kësaj ekspozite, studentët patën mundësinë të prezantojnë rezultatet e punës së tyre akademike, kreativitetin dhe kompetencat profesionale të fituara gjatë studimeve, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes së tyre dhe përkushtimin ndaj profesionit.
Ekspozita e Projekteve Studentore tashmë është shndërruar në një traditë të Fakultetit të Shkencave Teknike, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për promovimin e ideve inovative, shkëmbimin e përvojave dhe prezantimin e potencialit krijues të studentëve para komunitetit universitar dhe publikut.
Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
26 qershor 2026Në Universitetin e Evropës Juglindore, në praninë e studentëve, familjarëve të tyre, stafit dhe mysafirëve të shumtë, u hap sot Ekspozita e XII-të e Projekteve Studentore, e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Teknike, ku u prezantuan punimet dhe projektet më të mira të studentëve të programeve studimore Arkitekturë dhe Dizajn dhe Dizajn i Brendshëm.
Më shumë lajme
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics
- Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
- Delegacioni i Universitetit Mid Sweden viziton UEJL-në: Diskutohen programe të përbashkëta studimi dhe mundësi të reja mobiliteti