Trajnimi u udhëhoq nga U.d. Dekania e Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Arta Mero dhe Prof. Dr. Blerta Ahmedi, ndërsa kontribut të vlefshëm dhanë edhe studentet Elisa Murseli dhe Era Sadiku përmes prezantimit të një rasti praktik nga Klinika Juridike.
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës, arsimtarë, pedagogë dhe psikologë, duke krijuar një hapësirë të hapur për diskutim dhe shkëmbim përvojash.
Gjatë trajnimit u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për të rinjtë, si: dhuna mes moshatarëve dhe bullizmi; veprimet delikuente të të rinjve dhe pasojat juridike sipas legjislacionit pozitiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut; dhuna dhe shqetësimi kibernetik, si dhe rreziqet në hapësirën digjitale.
Përmes një qasjeje interaktive, pjesëmarrësit u përfshinë aktivisht në diskutime, reflektime dhe ushtrime praktike, duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e reagimit dhe parandalimit të çdo forme dhune.
