Kjo nënkupton afrimin e universitetit më afër nevojave të shoqërisë dhe industrisë në përgjithësi, duke ndjekur profilin e universitetit kërkimor, ashtu që të ofrojë zgjidhje të reja për përforcimin e kapaciteteve të bizneseve të vogla dhe të mesme, në përputhje me trendët më bashkëkohore.
“Gjenerata që do të vijë për të studiuar në UEJL do të përgatitet me dijet e duhura për tregun e punës, ngase në programet tona studimore do të mund të vërehen dallimet akademike dhe kulturore”, thotë rektori Prof. Dr. Zamir Dika.
Në bazë të konkursit të publikuar, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe në degën në Shkup, ofron 17 programe studimore në studimet universitare (deridiplomike), 23 programe studimore në studimet e magjistraturës dhe 12 programe studimore në studimet e doktoraturës.