COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Bexheti pjesëmarrës aktiv në konferencën për rimëkëmbjen dhe rritjen ekonomike pas Kovidit

“Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas Kovidit”, ishte tema e konferencës së organizuar në kuadër të “Forumit Ekonomik Financiar”, që u mbajt në Shkup, më 6 dhe 7 shtator, në organizim të Ministrisë së Financave të Maqedonisë së Veriut.



Në këtë forum të rëndësishëm, në panelin me temë: “Rimëkëmbja dhe rritja e qëndrueshme ekonomike-sfidat dhe perspektivat globale” pjesëmarrje aktive në rolin e Raportuesit përmbledhës të sesionit të parë kishte Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili i prezantoi refleksionet e tij rreth temës së panelit.

Konferencën zyrtarisht e hapi Kryeministri, Zoran Zaev dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, kurse në ditën e dytë, fjalim rasti pati edhe kryetari i shtetit Stevo Pendarovski.

Në konferencën vjetore, morën pjesë përfaqësues të institucioneve më relevante ndërkombëtare, të shoqërisë civile, akademikë, ekspertë, përfaqësues të bashkësisë së biznesit dhe palë të tjerë të interesit, të cilët mund të veprojnë në përmirësimin e dialogut politik lidhur me temat ekonomike dhe financiare me interes nacional dhe regjional.

Konferenca pritet të shndërrohet në ngjarje tradicionale, që do të mbahet çdo vit dhe të ketë ndikim të fuqishëm në regjion dhe Evropë lidhur me temat ekonomike dhe financiare.

Google+