Në këtë ngjarje, merr pjesë edhe Rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në pjesën e VIP të ftuarve, ku janë të pranishëm edhe ndihmësi i sekretarit gjeneral të NATO-s për operacione, John Manza, ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe të ftuar të tjerë të rëndësishëm. Rektori Bexheti do të ketë edhe një dark pune, ku do të diskutohet lidhur me kapacitetet hulumtuese të Universitetit në veçanti.
Në simposiumin me vip të ftuarit moderator ishte drejtori i Institutit “Maks van der Shtul”, Prof. Dr. Veli Kreci.
Në cilësinë e hulumtuesve, në kuadër të projektit NICS (Next Generation Incident Command System), marrin pjesë profesorët e Fakultetit të Shkecave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Visar Shehu, Adrian Besimi dhe Agron Çaushi, si dhe studentët Shqipe Salii dhe Ali Sulejmani.
Hulumtuesit e UEJL-së do të prezantojnë sisteme të zhvilluara nga ata në fushën e realitetit virtual të shtuar, përdorimin e dronëve në situata emergjente dhe modelim tredimensional të terrenit.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të përforcohen kapacitetet e vendeve anëtare të NATO-s, se si bashkërisht të veprojnë në rast të katastrofave.
Në këtë ngjarje marrin pjesë ekipe shpëtimi nga shumë vende të NATO-s.