Punëtoria u organizua nga Universiteti I Evropës Juglindore në Tetovë dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë Kompjuterike i Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”. Të drejtë pjesëmarrje në këtë punëtori e patën 20 studentë nga UEJL dhe 20 studentë nga Universiteti i Shkupit të vitit të II-të dhe III-të.
Studentët, të cilët arritën ta marrin provimin e përgatitur enkas do të fitojnë nga 3 kredi, të cilët në mënyrë plotësuese do të pranohen nga fakultetet përkatëse.