Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë (UEJL), Qendra në Shkup, më 16.12.2013, në kuadër të programit të lëndës "Hyrje në ekonomi dhe biznes", të cilën e ligjëron Doc. Dr. Veland Ramadani, vizituan kompaninë "Dauti-Komerc", distributorgjeneral i artikujve të ndryshëm ushqimorë (Meggle, Divela, Fruteks, Alkaloid etj.).
Studentët u pritën nga pronari, z. Xhemail Dauti dhe stafi menaxhues i kompanisë, të cilët prej së afërmi i informuan studentët me sfidat, peripecitë dhe përfitimetqë sjell posedimi dhe menaxhimi i një biznesi privat.
