Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Shkolla e doktoratës e UEJL - një standard modern i komunikimit shkencor

Të shtunën (30.11.2013), rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Zamir Dika, ka zhvilluar orën e parë të mësimit të rregullt me studentët e doktoratës të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore.

Shkolla e doktoratës e Universitetit të Evropës Juglindore, e cila këtë vit ka filluar për herë të parë, po përcillet me një atmosferë pune dhe pjesëmarrje aktive të studentëve në ligjërata.

Studimet e doktoratës përbëjnë ciklin e tretë të arsimimit në përputhje me Procesin e Bolonjës dhe kanë të bëjnë me një nivel më të lartë të studimeve në periudhë prej tre vjetësh, duke përfshirë përvetësimin e njohurive specifike në fushën e kërkimit shkencor të bazuar në një punë të pavarur dhe origjinale në arritjen e rezultateve përkatëse shkencore. Deri më tani, në UEJL, ka pasur regjim mentorial të doktoratës.

Studimet e doktoratës, tashmë kanë sjellë një standard të ri pa të cilin nuk është e mundur të imagjinohet pothuajse asnjë aktivitet në aspekt të hulumtimit dhe formave moderne të komunikimit shkencor.

Google+