“Konsiderojeni këtë ditë si shumë të rëndësishme për ju. Kjo, është maja e zhvillimit tuaj profesional”, tha në fjalën e tij mirëseardhjeje provosti, prof. Dr. Endrju Godspid. Ai i siguroi studentët se do të kenë përkrahjen e plotë gjatë tërë kohës së studimit nga të gjitha shërbimet Universitetit.
Drejtori i studimeve të doktoraturës, Prof. Dr. Hasan Jashari, tha se këtë vit për herë të parë në universitetin tonë studimet e doktoraturës janë të rregullta, që nënkupton ndjekjen e ligjëratave dhe dhënien e provimeve.
Ata, po ashtu do të njihen me shërbimet kryesore të universitetit, si shërbimin studentor, shërbimin e teknologjive informatike, bibliotekën, shërbimin e karrierës dhe me fakultet.
