Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Nxënës dhe profesor arbëresh vizituan UEJL-në

Nxënës dhe profesor arbëresh vizituan UEJL-në

Një grup nxënësish dhe profesorësh nga komuna arbëreshe Shën Mitri nga Italia dhe të gjimnazit “Ibrahim Temo” nga Struga të mërkurën (6 nëntor 2013), e kanë vizituar Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Arbëreshët, i priti prorektori për hulumtim, Prof. Dr. Blerim Reka, i cili i njoftoi me Universitetin, programet studimore, historikun e tij dhe me mundësit e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në takim të pranishëm ishin edhe studentët e UEJL-së, të cilët patën mundësi të njihen me nxënësit dhe profesorët arbëresh, si dhe me ata nga gjimnazi i Strugës.

Vizita kaloi në një atmosferë miqësore me ç’rast në restorantin e Universitetit u organizua një drekë e përbashkët.

Google+