Prorektori për hulumtime i UEJL-së, Prof. Dr. Blerim Reka, tha se promovimi i këtij libri me përkrhajen edhe të Universitetin tonë dëshmon se ky Universitet me sukses e vazhdon traditën e botimit të teksteve jo vetëm universitare, por edhe të teksteve shkencore.
Promovimi i këtij libri dëshmon bashkëpunimin ndërmjet Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” dhe Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë së UEJL-së, kuadrot e të cilit janë të vetmit partner konkurrues në Maqedoni, tha akademik Taki Fiti.
Doc. Dr. Veland Ramadani, falënderoi të gjithë ata të cilët kanë ndihmuar në botimin e këtij libri.
Për librin folën: dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë së UEJL-së, Prof. Dr. Nexhbi Veseli, akademik Abdylmenaf Bexheti, Prof. Dr. Izet Zeqiri dhe Doc. Dr. Gadaf Rexhepi.