Departamenti i Shkencave të Komunikimit në UEJL organizoi ligjëratë publike me dy profesorë të mirënjohur të shkencave të komunikimit nga Universiteti i Indianës- Universiteti Perdju (SHBA), Jonathan Tankel dhe Jane Banks.

Ligjërata ishte e destinuar për studentët e Shkencave të Komunikimit që ndjekin ligjëratat në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase.

" /> Departamenti i Shkencave të Komunikimit në UEJL organizoi ligjëratë publike me dy profesorë të mirënjohur të shkencave të komunikimit nga Universiteti i Indianës- Universiteti Perdju (SHBA), Jonathan Tankel dhe Jane Banks.

Ligjërata ishte e destinuar për studentët e Shkencave të Komunikimit që ndjekin ligjëratat në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase.

">

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Profesorë të njohur amerikan ligjëruan në Departamentin e komunikimit në UEJL

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në UEJL organizoi ligjëratë publike me dy profesorë të mirënjohur të shkencave të komunikimit nga Universiteti i Indianës- Universiteti Perdju (SHBA), Jonathan Tankel dhe Jane Banks.

Ligjërata ishte e destinuar për studentët e Shkencave të Komunikimit që ndjekin ligjëratat në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase.

Gjatë ligjëratës së tij profesori Jonathan Tankel u fokusua në temën: “Filozofia dhe estetika e audio produksionit medial dhe pse është e rëndësishme për studentët që ta mësojnë atë”. Ndërkaq, profesori Jane Banks mbajti një prezantim në temën: “Kapitali kulturor dhe arsimimi multikulturor- zbatimet potenciale në Maqedoni”.

Prodekani dhe përgjegjësi i Departamentit të shkencave të komunikimit në UEJL,Doc.Dr.Veton Latifi thotë se në këtë departament vazhdimisht organizohen ligjërata me professor të njohur nga universitete të ndryshme të Evropës dhe SHBA-ve.

Studentët me interes i ndoqën ligjëratat, ndërsa parashtruan pyetje të ndryshme për temat në fjalë.

Tetovë
Ilindenska nr.335
1200 Tetovë
Tel: +389 44 356 000
Faks: +389 44 356 001
Shkup
Arhiepiskop Angelarij, nr.1
1000 Shkup
Tel: +389 44 356 396
Tel: +389 44 356 397
Përmbajtja
Kontakt
Email: web@seeu.edu.mk