Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Hapet Biblioteka e Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore

Ju informojmë se me datë 09.03.2009 ( e Hënë ) filloi me punë biblioteka e fakultetit te Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore e cila do të funksionojë si nëndegë e bibliotekës kryesore "Max Van der Shtoel" dhe do te ju shërbejë studentëve të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore(CST). Në këtë bibliotekë është implementuar edhe një softuer i vecantë Shoku 1.0- i krijuar nga grupi i studentëve të vitit te tretë pranë CST ( Mennan Selimi , Fatmir Vela , Lavdrim Selimi dhe Besim Bilalli). Softueri është përgatitur në kuadër të projektit hulumtues të UEJL në mbikqyrje të Msc. Florije Ismaili.

Biblioteka ndodhet në zyrën 305.19 dhe do të funksionojë sipas orarit të shpallur në fakultetin e CST.

Google+