Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Simpozium për veprimtarinë e poetes amerikane Sylvia Plath me rastin e 50 vjetorit të vdekjes

Të premten (10 maj 2013), në UEJL, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze organizoi simpozium mbi veprimtarinë e poetes amerikane Sylvia Plath për të shënuar 50 vjetorin e vdekjes së saj. Me këtë rast u organizuan edhe gara recitale të poezisë së Sylvia Plat, në të cilën morën pjesë rreth 40 nxënës të shkollave të mesme, nga qytete të ndryshme Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Shkupi.

Simpoziumi u hap nga pro-rektori për çështje akademike i Universitetit, Prof. Endrju Gudspid (Andreë Goodspeed) dhe kreu i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Prof. Benxhamin Kiting (Benjamin Keatinge), i cili njëherit mbajti fjalimin hyrës mbi "Ri-leximin e poezive të Arielit" (On Re-Reading the Ariel Poems’). Simpoziumi më tej vijoi prezantimin e mysafires, Prof Loreta Gjeorgievska-Jakovleva nga Instituti për Letërsi Maqedonase në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi, Shkup, e cila prezantoi temën "Sylvia Plath në kontekstin maqedonas”. Studentët e Departamentit të Anglishtes në UEJL-së mbajtën dy prezantime dhe recitale para të pranishmëve: Berin Ismaili, Egzona Saiti, Suada Murati studente të vitit të parë dhe: Adelina Ramadani, Elona Mustafi studente të vitit të tretë. Me tej simpoziumi vijoi me garat recital mbi poezinë e Sylvia Plath. 40 nxënës visitorë të shkollave të mesme recituan nga një poezi të Sylvia Plath dhe juria e përbërë nga, Prof Benjamin Keatinge dhe Estela Eaton, vlerësuan leximet e tyre mbi shqiptimin, tonin, theksin, dhe vëllimin. Fituesit e këtij edicioni ishin: Arzana Asllani, shkolla e mesme "Sami Frasheri", Kumanovë, vendin e pare Merjem Rexhepi, gjimnazi"Kiril Pejcinoviq", Tetovë, morri vendin e dytë Teodora Angeleska, shkolla e mesme "Orce Nikolov"Shkup, morri vendin e tretë.

Pas garës në recitim, simpoziumi përfundoi me një prezantim nga, Estela Eaton ‘Mbi veprimtarinë e Sylvia Plath në aftësimin e gjuhës angleze” dhe një prezantim i fundit i cili u mbajt nga i ftuari i dytë në këtë simpozium, ProfMishel Pavlovski nga Instituti për letërsi maqedonase pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Shkup, i cili foli mbi ‘Jetën Filmin dhe Veprimtarinë e Sylvia Plath’. U ndanë çertifikata për të gjithë prezantuesit gjithashtu edhe për të gjithë pjesëmarrësit e këtij simpoziumi, që përfshiu mësimdhënës, nxënës dhe studentë nga e gjithë Maqedonia.

Google+