Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ligjëratë inauguruese e akademik Abdylmenaf Bexheti në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë

Ligjëratë inauguruese e akademik Abdylmenaf Bexheti në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë

Borxhi publik i shtetit, i cili është 33,3 për qind të Prodhimit Bruto Vendor nuk është i rrezikshëm në këtë moment, por brengosëse është tendenca e rritjes së tij. Kështu, vlerëson akademiku Abdylmenaf Bexheti në punimin e tij, me të cilin për herë të parë u prezantua para kolegëve akademikë në AMSHA. Sipas tij, brengosëse është që për vetëm katër vjet borxhi i Qeverisë prej 23 për qind, është rritur në 33 për qind të prodhimit bruto vendor (PBV).

“Disa shtete, siç kemi rastin e malit të Zi, keni parasysh se po bëjnë rritjen e disa tatimeve, tatimin e vlerës së shtuar dhe ndoshta mund të jete një opsion edhe për Maqedoninë, por mendoj se ka oportunitet politik dhe nuk pres nga një garnitur qeverie e cila realishtë vendimet i bën mbi baza të politikës ditore, duke mat më shumë rejtingun se sa borxhin publik që ta bëj këtë punë”, tha Abdulmenaf Bexheti, akademik.

Në hulumtimin e vet, Bexheti tregoi se masat qeveritare të tatimit të ulët dhe subvencionimit të disa degëve të caktuara si bujqësia, nuk i japin rezultatet e pritura. Sipas tij, biznesmenët nuk i kanë investuar paratë që u kanë mbetur pas vendosjes së tatimit prej 10 për qind, ndërsa si shpenzime të mëdha, megjithatë joproduktive janë treguar edhe subvencionet në bujqësi, ku brenda vitit akordohen qindra milionë euro. Gjatë viteve të shkuara në këtë degë vazhdimisht ulet numri i të punësuarve, rritet importi i ushqimit dhe gjithnjë e më e vogël është pjesëmarrja në Prodhimin Bruto Vendor, Bexheti theksoi se vetëm me rritje vjetore të ekonomisë prej 4,5 deri 5,5 për qind shteti do të mund ta kthejë borxhin. Nëse nuk ka një rritje të tillë, atëherë duhet të ndërmerren masa tjera.

Për kontributin shkencor të Bexhetit foli akademik Goce Petreski, sekretar i Departamentit të Shkencave Sociale.

Google+