Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ekipi i futsallit i UEJL-së mori pjesë në turneun ndërkombëtar në Kosovë

Nën patronatin e Qeverisë se R. Kosovës dhe në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, me datën 03, 04 dhe 05 mars 2013, u mbajt turneu ndërkombëtar në futsall "Kupa e Adem Jasharit", në të cilën morën pjese Reprezentacioni i Kosovës, nënkampioni i Republikës Çeke "Benago", ekipi nga Kroacia “Porto” dhe ekipi i futsallit të UEJL-së “SEE University”.

“Ishim të nderuar që të merrnim pjesë në këtë turne ndërkombëtar dhe prestigjioz të futsallit, “Mikpritja dhe organizimi i turnirit ishte ne nivel te larte. Ekipi i ynë u plasua ne vendin e trete duke korrur një fitore dhe një pësuar humbje”, thotë Afrim Jonuzi, trajner i eki;pit të futbollit të UEJL-së.

Duhet theksuar se ekipi i ynë në mënyrë dinjitoze përfaqësoi Universitetin tonë duke treguar loje të shkëlqyer, e cila ishte u përcoll me duartrokitje të shpeshta nga ana e publikut në Pallatin e sporteve "Rinia" në Prishtinë.

Google+