Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në Shkup vizituan kompaninë “Alma-M”

Studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në Shkup vizituan kompaninë “Alma-M”

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë (UEJL), Qendra në Shkup, më 26.11.2012, në kuadër të programit të lëndës "Hyrje në ekonomi dhe biznes", të cilën e ligjëron Doc.Dr.Veland Ramadani, vizituan kompaninë "Alma-M", distribues gjeneral i artikujve të ndryshëm ushqimorë (Wrigley/Orbit, Nestle, Maggi etj.).

Studentët u pritën nga pronari, z.Muharem Murtezani dhe stafi menaxhues i kompanisë, të cilët prej së afërmi i informuan studentët me sfidat, peripetitë dhe benefitet që sjell posedimi dhe menaxhimi i një biznesi privat.

Google+