Me këtë rast rektori Dika, theksoi se Universiteti vazhdon të kujdeset dhe t’i përkrah studentët edhe pasi i kryejnë studimet. Nëpërmjet qendrave dhe asociacioneve të ndryshme, që funksionojnë këtu studentët e kanë tërë logjistikën e duhur për të patur një karrierë të suksesshme.
“Kam kënaqësinë që ë ndaj këtë certifikatë, sidëshmi e kujdesit dhe punës që ka bërë studentja Lira Bojku në këtë Universitet. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Lirën dhe të gjithë studentët tjerë në karrierën e tyre”, tha rektori Dika.
Universiteti i Evropës Juglindore për çdo vit shpall studentët më të mirë të gjeneratës për secilin fakultet në veçanti.
