“Universiteti i Evropës Juglindore, i themeluar në vitin 2001 dhe i përkrahur nga ndërkombëtarët, sidomos nga SHBA dhe vendet e BE, tanimë i ka të gjitha premisat e një universiteti-model evropian dhe si i tillë po e luan rolin kryesor në sfidën e progresit të sotëm akademik dhe shkencor, duke u shndërruar në gjenerator të përparimit, përmes krijimit të një kuadri të përgatitur për tregun e punës”, theksoi rektori Dika, duke shtuar se është koha për konkretizimin e projekteve hulumtuese dhe shkencore në kuadër të një bashkëpunimi ballkanik dhe evropian.
Ndërkaq, rektori Sala, në përkrahje të idesë së bashkëpunimit vuti në pah kontributin mbi 30-vjeçar të Universitetit të Gjirokastrës në fusha të ndryshme të dijes dhe shkencës, duke dhënë kështu një kontribut të vyer në arsimimin e shqiptarëve.
