Prorektori i UEJL-së, Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, është zgjedhur anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Zgjedhja e tij është konfirmuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit zgjedhor të Akademisë, të mbajtur të hënën (4 qershor 2012).
Akademik Abdylmenaf Bexheti dhe Akademik Alajdin Abazi, njëherësh janë edhe pjesë të stafit të UEJL-së.
Akademik Abdylmenaf Bexheti, zgjidhet anëtar i ASHAM, pas një karriere të gjatë akademike, i pajisur me të gjitha titujt shkencorë dhe është autor i disa librave të botuar.
