Delegacioni është pritur nga rektori Prof. Dr. Zamir Dika dhe anëtarë të tjerë të menaxhmentit dhe Zyrës ndërkombëtare të Universitetit.
Qëllimi i vizitës ishte që delegacioni polak të njihet me zhvillimin e këtij universiteti dhe shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim me universitetet polake.
Rektori Dika, e njoftoi delegacionin me mënyrën e funksionimit të UEJL-së, duke theksuar faktin se Universiteti është i hapur për bashkëpunim dhe për këtë posedon tërë infrastrukturën e nevojshëm kadrovike.
Ministrja Barbara Kudrycka e njoftoi menaxhmentin për funksionimin e arsimit të lartë polak, duke theksuar mundësinë reale të bashkëpunimin me shumë universitet polake dhe anasjelltas.
