Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku mbajti ligjëratë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, para studentëve dhe stafit të UEJL-së, të martën ( 15maj 2012), mbajti ligjëratë me temë: “100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë”.

“Jam shumë i kënaqur, që mbaj këtë ligjëratë në universitetin, të cilin e konsiderojë si Universiteti më të mirë të shqiptarëve”,tha në fillim të ligjëratës, Ambasadori Çejku.

Mëtej në ligjëratë, ai u thellua në aspektet historike të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, moment politik dhe bëri një krahasim me gjendjen momentale të shqiptarëve në Ballkan.

Ai foli për rëndësinë dhe vizionin historik e politik, të të gjithë atdhetarëve, të cilët ditën të vlerësojnë momentin e duhur dhe të shpallin pavarësinë e Shqipërisë.

Ambasadori Çejku, kërkoi nga studentët dhe të gjithë studiuesit tjerë të thellohen edhe më shumë në studimet e tyre të historisë dhe të kontribuojnë në plotësimin e të gjitha fakteve historike, që lidhen me këtë datë shumë të rëndësishëm të historisë kombëtare shqiptare.

Ligjërata u pasua me një bashkëbisedim studimor,mes ambasadorit dhe të pranishmëve në sallë.

Google+