Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studentët e UEJL-së takuan presidentin Ivanov

Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dje ( 3maj 2012) realizoi takim me studentët me notë më të lartë mesatare, të cilët studiojnë në fakultetet e shkencave natyrore në Universitetin e Evropës Juglindore.

Qëllimi i këtij takimi është që të dëgjohen idetë, por edhe sfidat me të cilat përballen studentët si dhe të përkrahen që të vazhdojnë të radhisin suksese të tilla. Studentët janë të kënaqur nga interesimi i presidentit, por njëkohësisht i shfaqin edhe problemet me të cilat përballen në përditshmërinë e tyre.

“Problemi konkret do të jetë ku ne pas fakultetit, ku ne pas studimeve, edhe një vit mbarojmë, ju vet e shihni shumica e studentëve mendojnë të ikin jashtë, mendoj se do të zbrazet vendi ynë siç thotë një fjalë e urtë më mirë të jesh i pari i fshatit sesa i fundit në qytet,” – u shpreh studentja e UEJL-se, Arjeta Rexhepi.

“Pika e parë është punësimi jonë, e kanë pas problem edhe gjeneratat e kaluara punësimin, por sigurisht edhe ne do ta hapim këtë temë” – tha studenti Venhar Ramadani.

“Kemi nderin të bisedojmë me Kryetarin e shtetit, megjithatë besojë se edhe ai duhet ta ketë, sepse bisedon me të ardhmen e shtetit të vet, nëse do të kërkoja diçka do të ishte afirmimi i tij në nivel më të lartë për zhdukjen e nepotizmit në të gjitha strukturat e shtetit”, – thotë një studente e radhës pranë UEJL-së, Liridona Veliu.

Takime të këtilla kryetari i shtetit, Ivanov planifion edhe me Universitetet tjera në vend, ku do të potencohet se arsimimi është prioritet për Maqedoninë.

Google+