Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së qëndruan në Bundestagun Gjerman

Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së qëndruan në Bundestagun Gjerman

Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së nën udhëheqjen e dekanit, Prof. Dr. Ismail Zejneli, prodekanit Doc. Dr. Jeton Shasivari si dhe profesorëve: Prof. Dr. Asllan Bilalli dhe Prof. Dr. Adnan Jashari, javën e kaluar realizuan vizitën studimore në Gjermani, me ç'rast vizituan të dy dhomat e Parlamentit gjerman në Berlin, Bundestagun dhe Bundesratin duke u njoftuar për së afërmi mbi historikun, organizimin, përbërjen, kompetencat dhe procedurat ligjvënëse parlamentare. Po ashtu, në Hamburg e vizituan edhe Fakulteti juridik, ku nga ana e prodekanit Prof. Dr. Thomas Eger studentët u njoftuan me programet studimore të studimeve master dhe mënyrën e mbajtjes së provimeve dhe të ligjëratave në këtë fakultet. Studentët ndoqën edhe ligjëratën e profesorit të Fakultetit Juridik të Seulit (Korea Jugore)prof. dr. Hakso Ko me titull: “Aspektet juridike të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë në Internet”.

Në Hamburg e vizituan edhe Institutin e të drejtës së krahasuar dhe të drejtës ndërkombëtare private “Maks Plank”, me ç'rast nga përfaqësuesit e tij, Krista Jesell dhe Natasha Haxhimanoviq si dhe nga Fjoralba Caka, asistent-profesor në Fakultetin Juridik të Tiranës, e cila në Institutin në fjalë i ndiqte studimet e doktoraturës, u prezantuan tri aspektet kyçe të veprimtarisë së këtij Instituti, edhe atë, praktika, hulumtimet si dhe programet për bashkëpunim me fakultetet juridike anembanë botës. Përfaqësuesit e dy institucioneve u dakorduan që së shpejti të lidhet marrëveshja për shfrytëzimin e literaturës së begatshme të Institutit “Maks Plank” nga studentët e drejtimit ndërkombëtar të studimeve master në Fakultetin Juridik të UEJL-së.

Vizita studimore u vlerësua si e suksesshme meqenëse kontribuon në zgjerimin e horizonteve ndërkombëtare dhe evropiane të studentëve dhe të stafit të Fakultetit Juridik të UEJL-së.

Google+