Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL u mbajt “Dita Olimpike”

Universiteti i Evropës Juglindore, të premten ( 27 prill 2012) organizoi “Ditën olimpike”, që kishte për qëllim laramanin e aktiviteteve dhe pjesëmarrësve, në prag të mbajtjes së Lojërave Olimpike në Londër 2012.

Në kuadër të këtij manifestimi u luajtën finalet e turnirëve në volejboll, tenis, basketboll dhe në futboll të vogël, po ashtu u luajtën edhe lojërat tradicionale si: tërheqja e litarit, kriket, loja me unaza, vrapimi me thes, ullahop, tërheqja me shkop për tu përmbyllur me krosin pranveror dhe vrapimin në stafetë.

Kjo ngjarje sportive është organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore në bashkëpunim me dy organizata humanitare dhe të mirat materiale që janë mbledhur nga ky organizim do të dhurohen për bamirësi.

Dita Olimpike mblodhi një numër të madh të sportdashësve në kampusin e UEJL-së, ku rektori Zamir Dika i përshëndeti në hapjen solemne të kësaj ngjarje, ndërsa këtë organizim e begatoi me pjesëmarrjen e tij edhe zëvendës ambasadori i Britanisë të Madhe në Maqedoni Gerard McGurk.

“Universiteti ynë, po jep sot një kontribut modest duke iu bashkangjitur këtyre iniciativave me një moto unike. Atë të Pjesëmarrjes (të gjithë së bashku), Përkrahjes (idealet olimpike) dhe Dhurimit (blej një bluzëme mangë të shkurtër, dhuro mjete dhe pagesë për ata që nuk kanë veshur veshje sportive)”, tha rektori Dika.

Më të mirët e garave të sotme në fund u shpërblyenme çmimetë ndryshme.

Google+