Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Dekani Goodspeed trajnon stafin e UEJL-së në temën “Plagjiatura zbulimi dhe parandalimi”

Më 30 mars (e premte), Andrew Goodspeed, Benjamin Keatinge dhe Lulzime Kamberi prezantuan një trajnim për stafin e UEJL-së, të titulluar “Plagjiatura, zbulimi dhe parandalimi”.

Në këtë trajnim, morën pjesë përfaqësues nga të gjithë fakultetet dhe se ky trajnim u realizua si pjesë e një përkushtimi të vazhdueshëm të UEJL-së në kuadër të edukimit dhe trajnimit.

Ky seminar u mundësoi instruktorëve që të kuptojnë, me një përmbledhje të teknikave, zbulimin e plagjiaturës, si dhe sugjeroi lloje metodash gjatë ballafaqimit të zbulimit të plagjiaturës, në formë formale dhe me përgjegjësi. Synimi i këtij seminari, është që të sigurojë ndihmë të veçantë, të saktë për instruktorët dhe për t'u mundësuar atyre për të parandaluar dhe zbuluar, por edhe për atë se kur është e nevojshme për të ndëshkuar plagjiaturën.

Ky trajnim, është pjesë e vazhdimit të një sërë trajnimesh cilësore dhe të sigurisë, të cilat i ofrohen stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Evropës Juglindore.

Google+