Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Brenda Pearson ligjëroi para studentëve të komunikimit në UEJL

Ekspertja e mirënjohur amerikane për çështje të Ballkanit, Brenda Pearson ligjëroi para studentëve të shkencave të komunikimit në UEJL lidhur me zhvillimet aktuale politike në vendet e Ballkanit.

Në ligjëratën, që u mbajt të martën (20 mars 2012), ekspertja amerikane u përqendrua edhe në zgjidhjen e konflikteve në Ballkan, duke e shpalosur përvojën e saj shumëvjeçare në proceset paqësore të Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Ish analistja e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Institutit Amerikan të Paqes dhe Ish diplomatja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Brenda Pearson me studentët e shkencave të komunikimit ndau përvojën e saj sa i përket çështjeve të qeverisjes, analizave politike, komunikimeve ndërkombëtare, komunikimit dhe konflikteve, menaxhimin të konflikteve dhe proceseve politike.

Google+