Kjo marrëveshje mundëson realizimin e një kornize të partneritetit dhe plan detajor të përbashkët për zbatim, i cili përkrah të gjitha llojet e transformimit në arsimim. Në këtë plan janë theksuar programet dhe zgjidhjet, të cilët ofrojnë mjete dhe përkrahje për arritjen e qëllimeve të dëshiruara arsimore.
Fokusi i kësaj marrëveshje është në njërën anë përdorimi i disa teknologjive softuerike dhe në anën tjetër nëpërmjet programeve të caktuara studentët të inkuadrohen në disa aktivitete globale të Microsoft-it.
Kjo marrëveshje pritet të mundësojë arsimim më cilësor të studentëve, të cilët pasi t’i kryejnë studimet do të jenë të aftë menjëherë të inkuadrohen në tregun e punës.
