Z. Staxhins qëndron në Maqedoni, në cilësinë e njërit nga udhëheqësit e Programit për analizë dhe përkrahje këshillëdhënëse për ndryshimet klimatike dhe zhvillim ekonomik ekologjik, i cili financohet nga Qeveria e Suedisë dhe Norvegjisë, me përkrahjen e Bankës Botërore. Z. Staxhins dhe ekipi i tij e vizituan Institutin e mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit, ku u informuan për Planin Aksional Klimatik dhe planet tjera në të ardhmen.
UEJL ishte nikoqir i kësaj ngjarje nëpërmjet Qendrës publike informative në bashkëpunim me Zyrën e Bankës Botërore në Shkup.
