Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prorektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti mbajti një ligjëratë për nxënësit të Shkollës së Mesme Ekonomike ‘’8 Shtatori’’ në Tetovë

Ditë më parë (16.12.2011), prorektori për Planifikim dhe Ndërmarrësi Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti mbajti një ligjëratë për nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike ‘’8 Shtatori’’ në Tetovë, në temën “Ekonomia dhe biznesi – ndodhitë e fundit dhe pritjet për të ardhmen”.

Interesimi ndër nxënësit e kësaj shkolle ishte i madh për të ndjekur këtë ligjëratë. Paraprakisht, prorektori Abdylmenaf Bexheti bëri një prezantim lidhur me mundësitë që i ofron Universiteti i Evropës Juglindore, duke i ftuar nxënësit dhe stafin që më shpesh ta vizitojnë kampusin e UEJL-së.

Gjithashtu, u dhanë edhe sqarime për mundësitë dhe vështirësitë në të cilat hasin të rinjtë sot në zhvillimin e karrierës së tyre me ç’rast profesor Bexheti vuri në pah se karriera gjithmonë duhet bazuar në arsimimin dhe edukimin cilësor, duke e pasur parasysh konkurrencën gjithnjë e më të madhe që mbizotëron në tregun e punës.

Pas ligjëratës u zhvillua edhe një takim me drejtoreshën e shkollës dhe ekipin e saj.

Në këtë takim është diskutuar për gjendjen momentale tek nxënësit e viteve të katërta, të cilët vitin e ardhshëm, do të regjistrohen në fakultete, duke shprehur gatishmëri për të ofruar informacione rreth mundësisë së regjistrimit në UEJL.

Google+