
159143-TEMPUS-1-2009-1-HU-TEMPUS-JPCR
Përdorimi i burimeve lokale për zhvillim mikro-rajonal agro-biznes dhe turizëm të qëndrueshëm në Ballkanin Jugor
UEJL, Tetovë, dhjetor 2011
Universiteti i Evropës Juglindore dhe Bashkësia e Njësive të VetëqeverisjesLokale në Republikën e Maqedonisë (BNJVL) organizuan trajnim pesë ditor në temë “Përdorimi i burimeve lokale për zhvillim mikro-rajonal agro-biznes dhe turizëm të qëndrueshëm në Ballkanin Jugor. Sesionet e trajnimit u mbajtën gjatë këtyre ditëve 7, 9, 12, 13 dhe 14 dhjetor, 2011.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte për të rritur kapacitetet e përfaqësuesve të njësive të vetëqeverisjes në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe turizmit në mënyrë që të sigurojë një zhvillim të mikro rajonal.
Grupet e synuara janë punonjës të komunave brenda sektorëve për urbanizëm, çështje komunale dhe ata që janë përgjegjës për çështje të mjedisit. Trajnimet janë pjesë e paketave të punës së projektit të cilat duhet të kryhen nga BNJVL në bashkëpunim me tre universitetet partnere në Maqedoni.
Pjesëmarrësit vijnë nga Pollogu dhe rajoni i verilindjes, si dhe komunat e Dollnenit, Strugës, Dibërs, Zajazit, Osllomej dhe Plashnica.
Në fillim është planifikuar, që nëpunësit civilë mundësisht të diplomuar në lëmin e bujqësisë apo biznesit ose profesionistë, që përfaqësojnë të gjitha komunat në Maqedoni të jenë të trajnuar gjatë një jave, nga UEJL dhe më pas të njëjtit të bëhen trajnues. Prandaj, përfaqësuesit, e pylltarisë, bujqësisë dhe oficerë të mjedisit janë mbledhur për një trajnim 5 ditor në mënyrë që të bëhen trajnerë si dhe eventualisht të shpërndajnë aktivitetet e mëtejshme në vendbanimet tjera. Pasi, të kualifikohen si trajnerë ata do të organizojnë seancat trajnimi vendbanimet tjera në Republikën e Maqedonisë.
Prandaj, trajnimi do të zgjatë 5 ditë dhe do të mbulojë tema të ndryshme dhe do të finalizohet me një provim që do të rezultojë me certifikata për pjesëmarrësit e suksesshëm. Vetëm pjesëmarrësit e suksesshëm mund të bëhen trajnerë. Pastaj në rastin më optimist pjesëmarrësit e trajnuar si trajnerë do të shkojnë në fshatra për edukimin e fermerëve, pronarëve të tokave dhe publikut. Një trajner do të shkojë në 5 fshatra, të takohet me autoritet publike, si dhe është menduar për tu takuar me anëtarë fshatrave tjerë, në mënyrë për tu mbuluar vendbanimet e caktuara në Maqedoni.
