Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prorektori Prof. Dr. Blerim Reka mori pjesë në konferencën e Euroakademisë në Vjenë

Prej 8 – 10 dhjetor në Vijenë të Austrisë u mbajt konferenca e Euroakademisë me titull “ Bashkimi Evropian dhe Politizimi i Evropës”.

Konferenca rastisi me datën e mbajtjes së samitit evropian në Bruksel, ku vendosej e ardhmja e Bashkimit Evropian.

Në këtë konferencë morën pjesë akademikë e hulumtues të njohur shkencor të Bashkimit Evropian nga mbarë Evropa.

Kryesues i konferencës ishte Profesor Emeritus i Institutit Europian të Firencës, Xhandomeniko Majone.

Në këtë konferencë, me punimin e tij u paraqit edhe prorektori për hulumtim i UEJL-së, prof. Dr. Blerim Reka, me titull: “Zgjerimi i vonuar i Bashkimit Evropian nw Ballkanin Perëndimor”. Në këtë punim prorektori Reka e shpjegon dilemën, se a do të evropianizohet Evropa para se të ballkanizohet ajo. Është e rëndësishme, thuhet në punim që Bashkimi Evropian duhet të ketë një qasje më fleksibile në drejtim të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmbledhja e abstrakteve tashmë është botuar, kurse libri me punimet e konferencës pritet të botohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Google+