Studentët u informuan për atë se cili është qëllimi i këtij mekanizmi, kur është themeluar ai dhe si funksionon.
MPN-ja ka filluar të funksionojë nga muaji prill i këtij viti dhe veprimtarinë e saj e zhvillon në kuadër të vëzhgimeve të enteve korrektuese - ndëshkuese në tërë Maqedoninë”, tha znj. Merita Alili.
Vëzhgimet në vendet, ku personat janë privuar nga liria, janë realizuar në dy mënyra: të lajmëruara dhe të paparalajmëruara. Interesim nga ana e studentëve ngjalli tema lidhur me rezultatet që tregonin gjendjen faktike të enteve korrektuese-ndëshkuese, pikërisht nga vizitat e tyre të paparalajmëruara
Po ashtu, studentët parashtruan pyetje të shumta për autorizimet që i ka ky sektor lidhur me rastet konkrete, siç janë: bisedat me personat e privuar nga liria, pa mbikëqyrje, pa dëshmitarë, personalisht ose me përkthyes.
Sektori i lartpërmendur bashkëpunon me ekspertë të lëmive të ndryshme, varësisht nga nevoja e rastit konkret me qëllim të parandalimit të dhunës dhe jetësimin e Rregullave Standarde Minimale të OKB-së nëpër institucionet ndëshkuese në Republikën e Maqedonisë.
Studentët dëshmuan para ligjërueses se kishin dituri sa i përket temës në fjalë, lidhur me nocionin e torturës dhe parimeve që e ndalojnë trajtim, duke u bazuar në legjislacionin e vendit, i cili e rregullon atë.