Kongresi Ndërkombëtar i Londrës për të Drejtat e Njeriut është një konferencë ndërkombëtare që organizohet nga Instituti për Diplomaci Kulturore (IDK) me bazë në Berlin, Gjermani, në partneritet me Partinë Demokratike Sllovene, si dhe në bashkëpunim me organizata të rëndësishme si kopmani prestigjioze juridike Lehman & Watkins në Londër, Universiteti Goldsmith në Londër dhe shumë tjera.
Qëllimi i konferencës ishte të reflekton në funksionimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë në çështjen e multikulturalizmit në BE, sidomos çështje të tilla si emigracioni dhe integrimi i pakicave. Programi përbëhej nga ligjërata, seminare, debate dhe panel diskutime nga figura eminente të politikës ndërkombëtare dhe diplomacisë, akademisë, shoqërisë civile dhe sektorit privat. Punimi i Linda Ziberit do të publikohen në faqen e internetit të IDK-se si pjesë e procedurave të konferencës.
