Studentët nga Kosova i përshëndeti prorektori për çështje akademike, Prof. dr. Pol Foster, i cili uroi për përfundimin me sukses të këtij kursi.
Prof. dr. Elena Andreevska, dekane e Fakultetit të Administratës Publike dhe Shkencave Politike, i përgëzoi studentët e në veçanti stafin e angazhuar të këtij fakulteti, në kudër të të cilit edhe realizohet programi Lidershipi dhe Puna me Rininë në Komunitet.
Programi është realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, Qendrën për arsim joformal “Triagolnik” nga Shkupi dhe atë “SID” nga Prishtina (R. e Kosovës).
Projekti realizohet për të tretin vit me radhë, ndërkaq në këtë solemnitet u ndanë 62 certifikata.
