Në konferencë do të shqyrtohet përparimi dhe sfidat e Maqedonisë që nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare të cilët ndihmuan në ndërmjetësimin e marrëveshjes, si dhe negociatorët nga Maqedonia. Në konferencë do të angazhohen përfaqësuesit rajonalë, të cilët do të sjellin perspektivat e tyre, si dhe studiues eminentë nga Maqedonia në fushën e qeverisjes, ekonomisë, shoqërisë dhe kulturës.
Përveç kësaj, do të marrin pjesë: Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadori i Suedisë, si dhe anëtarë të tjerë të komunitetit diplomatik në Shkup. Ne u jemi mirënjohës për mbështetjen dhënë konferencës.