COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Banka Botërore dhe UEJL hapën Qendra Informative Publike

Në Universitetin e Evropës Juglindore, të mërkurën (1 qershor 2011), është hapur Qendra Informative Publike e Bankës Botërore.

Në ceremoninë solemne, që u organizua me rastin e hapjes së kësaj qendre ishin të pranishëm përfaqësues të Bankës Botërore, të sektorit të biznesit, të organizatave joqeveritarë dhe student.

“Ne jemi krenar të kemi një qendër të tillë të përkrahur nga Banka Botërore. Siç e dini, UEJL së shpejti, do të shënojë një moment historik të tij, 10 vjet të arsimimit të gjeneratës së studentëve të rrijë dhe energjik. Duke ecur përpara, UEJL do të marrë një rol më aktiv në ngritjen e kapaciteteve kërkimore të personelit akademik dhe studentëve”, than ë fjalimin e tij rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.

Kjo qendër është resurs mjaftë i rëndësishëm, i cili jo vetëm që do të ngrit kapacitetet hulumtuese të UEJL-së, por gjithashtu do tu ndihmojë kompanive dhe shoqërisë në përgjithësi që nëpërmjet qasjes në këto të dhëna dhe dijes së akumuluar në UEJL të ngritin performancën e bizneseve të tyre, tha rektori Dika.

Drejtorja e zyrës lokale të Bankës Botërore në Shkup, Lilia Burunçiuk, tha se Banka Botërore po mundohet të zbatojë qasje të re tek informatat, apo të gjitha informatat do t’i bëjë publike, si pjesë e trendit të ri të kësaj banke.

“Ne jemi të hapur për diskutim dhe sugjerime që do të vijnë nga universiteti dhe publiku”, tha znj. Burunçiuk

Në të ardhmen, Banka Botërore dhe UEJL, do të organizojnë aktivitetet të përbashkëta, si tryeza të rrumbullakëta, punëtori të ndryshme, seminare, prezantime dhe diskutime.

Qendra Informative Publike e Bankës Botërore është vendosur në hapësirat e Bibliotekës Universitare.

Google+