COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Botohet numri i parë i revistës ekskluzive për biznes “Utilita”

Këto ditë doli nga shtypi revista universitare “UTILITA”, me profil të biznesit dhe ekonomik, e përgatitur nga studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë.

Edhe pse, kjo iniciativë ka filluar kohë më pare në formë të blogut në Internet, redaksia vendosi ta publikojë revistën në formë të shtypur me ndihmën financiare dhe logjistike të Dekanatit të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë Prof. Dr Izet Zeqiri, Prorektorit Prof. Dr Abdylmenaf Bexheti , Mr. Sc. Sadri Alija dhe shumë të tjerë, pa të cilët kjo nismë nuk do të realizohej.

Me këtë hap Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë për herë të parë boton një revistë të tijën, që përbën një risi në ngritjen e profesionalizmit.

Vet fjala Utilita, do të thotë dobishmëri dhe çfarë është e mire e çka është e keqe - duke nënkuptuar se kjo revistë është në dobi të të gjithë atyre që duan të dinë më tepër për ekonominë dhe ndryshimet në mjedisin e biznesit.

Iniciatorët e kësaj reviste janë: Leutrim Mehmedi, Besnik Ademi, Gent Qamili dhe Almir Avzija. Të gjithë këto studentë të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë të vitit të dytë. Mbështetës dhe autorë të disa kolumnave në revistë po ashtu janë studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë.

Google+