Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Thellohet bashkëpunimi në mes UEJL-së dhe Universitetit të Bamberg-ut

Më 2 mars 2009, një delegacion i UEJL-së i përbërë nga rektori, akademik Alajdin Abazi, prorektori prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, dekani i Fakultetit të Administrimit të Biznesit prof. dr. Izet Zeqiri dhe përgjegjësi i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare Luan Eshtrefi,

MA, vizituan Otto-Friedrich-Universitat Bamberg në Gjermani.

Delegacioni u takua me kryetarin e Universitetit të Bamberg-ut prof. dr. habil. Godehard Ruppert, nënkryetarin prof. dr. phil. Sebastian Kempgen, dekanin prof. Schwarze, dhe përgjegjësin e financave publike prof. dr. Heinz-Dieter Wenzel.

Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar aktivitetet konkrete dhe thellimin e bashkëpunimit në mes dy universiteteve, në veçanti studimet e ciklit të tretë dhe projektet e përbashkëta të hulumtimit. U nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi nga rektori Abazi dhe kryetari Ruppert, e cila i shtohet marrëveshjes së përgjithshme të universitetit dhe marrëveshjes së fakultetit e nënshkruar në mes dy universiteteve tona vite më parë.

Marrëveshja e re do të fillojë me bashkëpunim konkretë në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve në UEJL-Fakultetin e Administrim Biznesit dhe Universitetit të Bamberg-ut- Fakulteti i Shkencave Sociale, Ekonomisë dhe Administrim Biznesit.

Google+