Studentet e Fakultetit juridik u njoftuan me organizimin e mësimit, vlerësimin e dijes se studentëve, mënyrën e mbajtjes së provimeve dhe të ligjëratave, mundësinë e mobilitetit të studentëve si dhe kohëzgjatjen e studimeve në Universitetin e Sorbonës.
Po ashtu, në Gjenevë u vizituan: Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), Organizata Botërore e Tregtisë (ËTO), Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (ËIPO), Kombet e Bashkuara (UN) si dhe Muzeu i Kryqit të Kuq, me ç’rast, studentët u njoftuan me misionet e këtyre institucioneve, aspektet juridike dhe praktike të funksionimit të tyre si dhe sfidat globale që i shoqërojnë këto institucione.
Vizita studimore u vlerësua si e suksesshme meqenëse kontribuon në zgjerimin e horizonteve evropiane të studentëve dhe të stafit të Fakultetit Juridik të UEJL-së.
