Profesorët e Departamentit të Gjermanishtes nga UEJL, Assoc. Prof. Dr. Gëzim Xhaferri dhe Dr. Klaus Schuricht, profesor emeritues nga Fondacioni Herder, nga 11.02 deri më 20.02. 2009, kanë bërë një udhëtim studimor në disa universitete gjermane, ku kanë pasur takime pune me profesorë të njohur nga fusha e Gjermanistikës nga Universiteti Humboldtit në Berlin, Universiteti i Bambergut, Universiteti i Erlangen - Nuernbergut dhe Universiteti i Jenës. Në fokus të këtyre takimeve, para së gjithash, kanë qenë: Mobiliteti i studentëve dhe i mësimdhënësve, qëndrimi i profesorëve tanë në universitetet gjermane, zhvillimi i projekteve të përbashkëta shkencore etj.
Si rezultat i kësaj vizite, universitetet gjermane resp. departamentet e Germanistikës nga universitetet në fjalë janë treguar të gatshëm që të bashkëpunojnë me departamentin tonë të Gjermanishtes, duke dërguar studentët tanë për 1 apo 2 semestra në universitetet gjermane, në mobilitetin e mësimdhënësve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese shkencore, si dhe ardhja e mësimdhënësve gjerman në universitetin tonë, para së gjithash, për ciklin e dytë etj.