Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

6 studentë fitojnë bursë nga BASILEUS

6 studentë nga Universiteti i Europës Juglindore fitojnë bursë nga projekti BASILEUS

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare, (ZMN), si pjesëmarrës në Erasmus Mundus AksioniIIProjekti BASILEUS, me kënaqësi informon studentët dhe stafin se 6 studentë të UEJL-së janë zgjedhur për një shkëmbim akademik për vitin e ardhshëm akademik 2011/2012 në një prej Universiteteve Evropianë.

  • Një student ka fituar bursë 22 muajshe për studime Master në Institutin teknologjik dhe arsimor Alexander në Selanik të Greqisë.
  • Një student ka fituar bursë 10 muajshe për këmbim në studime Master në Universitetin Lund të Suedisë.
  • Një student ka fituar bursë 6 muajshe për këmbim në studime Master në Universitetin e Sofjes në Bullgari.
  • Një student ka fituar bursë 10 muajshe për këmbim në studime deridiplomike në Universitetin La Sapienza-Romë, Itali.
  • Një student ka fituar bursë 10 muajshe për këmbim në studime deridiplomike në Universitetin e Ljubljanës, Slloveni.
  • Një student ka fituar bursë 6 muajshe për këmbim në studime deridiplomike në Universitetin e Ljubljanës, Slloveni.

UEJL ZMNuron studentëte vet dhe ju dëshiron qëndrim të frytshëm jashtë vendit! Ne inkurajojmë kandidatët e ardhshëm që të aplikojnë për këtë bursë prestigjioze për studime jashtë vendit.

Google+